Reagimi i Ahmetit pas dëmtimit të pushimores në Gërmi

11.08.2017 15:15
Reagimi i Ahmetit pas dëmtimit të pushimores në Gërmi

Pas dëmtimit të njërës prej pushimoreve në Parkun e Gërmisë, nga njerëz të panjohur, ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shpreson që ky dëmtim të mos jetë i motivuar politikisht.

“Ata mund t’i prishin, por ne do t’i rregullojmë. Çdo herë. #prishtina #mezemër. Para dhe pas intervenimit”, ka shtuar Ahmeti.