Reagimet e këngëtarëve pasi dëgjojnë fansat e tyre duke kënduar

Yjet e muzikës ndërkombëtare, si Enrique Iglesias, Jessie J, Josh Groban, Beyonce dhe Adele janë befasuar me zërin e fansave të tyre.

Reagimet e këngëtarëve pasi dëgjojnë fansat e tyre duke kënduar

Në një video shihet se si ata janë befasuar kur kanë dëgjuar fansat e tyre duke kënduar këngët e tyre. Reagimi i tyre është mahnitës.

Enrique Iglesias renditet i pari në listën e këngëtarëve për veprimin të cilin ai e puth pasi që e dëgjon duke kënduar.

Këngëtarja e dytë është Jessie J, e cila njihet me zërin e saj të veçantë, por përpara fanses së saj, ajo u step deri në fund të këngës. Rrallë i bashkohet, për ta lënë fansin e saj të tregojë veten.

Josh Groban është këngëtari i radhës që këndoi bashkë me fansin e tij, duke realizuar një duet të mrekullueshëm.

Kurse Beyonce teksa po këndonte, kur ia vendosi përpara mikrofonin një fansi të saj, shprehja e fytyrës ishte sa qesharake po aq befasuese për të mirë. Ajo madje e inkurajoi djaloshin për të kënduar edhe më tutje.

Adele bëri nga të gjithë veprimin më të mirë, duke ia lënë komplet skenën fanses së saj, e mahnitur nga zëri i saj.