Reagimet e futbollistëve të Kosovës pas vendimit të FIFA-s

05.09.2016 17:10

Pas konfirmimit të lejës për 5 futbollistët që kaluan te Kosova duke u larguar nga kombëtarja shqiptare, leja ka ardhur edhe për mesfushorin Valon Berisha i cili më parë është aktivizuar për kombëtaren e Norvegjisë.

Reagimet e futbollistëve të Kosovës pas vendimit të FIFA-s

Tashmë trajneri Albert Bunjaki do ta ketë grupin e plotë në dispozicion për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Finlandës, e cila është ndeshja e parë zyrtare e Kosovës në historinë e saj.

Pas këtyre vendimeve pozitive të FIFA-s, e cila ka mbajtur fjalën duke kthyer përgjigjet për të gjithë futbollistët në kohën e premtuar, kanë reaguar edhe futbollistët kosovarë nga Finlanda.

Samir Ujkani

porti

“Jam shumë i lumtur. Kam pasur shumë besim dhe falenderoj federatën që ka punuar ditë e natë për këtë problem. Ishim të stresuar por tani mendojmë vetëm për ndeshjen.”

Milot Rashica

rasha

“Jemi shumë të lumtur. Këtë moment e kemi pritur me stres prej një jave dhe tashmë shpresojmë në një ndeshje sa më të mirë sot. Edhe nëqoftëse nuk do kishim marrë leje, djemtë e tjerë do kishin bërë një ndeshje të mirë. Shpresojmë të dalim me 3 pikë, pak rëndësi ka kush luan.”

Amir Rrahmani

ama

“U gëzuam shumë sepse e kemi pritur shumë gjatë këtë vendim. Tani na duhet vetëm fitorja dhe rezultati pozitiv.”

Herolind Shala

shala

“Jam shumë i gëzuar. E pres ndeshjen me padurim. Do jap gjithçka për ekipin dhe shtetin tim. Tifozët shqiptarë të na përkrahin sa të mundin dhe shpresoj t’i gezojmë me lojëra të mira.”