Reagimet dhe prapaskenat e golit të Xhakës

17.09.2016 18:30

Të shumta kanë qenë reagimet e tifozëve të futbollit në rrjetet sociale pas golit të Xhakës, të cilët nuk kanë lënë anash lavdërimet për mesfushorin. Pas golit që shënoi kosovari, tifozët e Arsenalit në stadium kishin kënduar një këngë për të.

Reagimet dhe prapaskenat e golit të Xhakës

“Raketa” e Granit Xhakës në ndeshjen e tij të katërt në Premier Ligë ka bërë që mesfushori kosovar të marrë vëmendjen e medieve pas ndeshjes që Arsenali e fitoi 4-1 si mysafir i Hull City-t.

Tabloidi britanik “Daily Mail” i jep fokus golit të kosovarit në titullin e artikullit të saj për ndeshjen sotme, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Xhaka hap me stil llogarinë e tij në Premier Ligë, derisa topçinjtë mposhtin Hull Cityn”, shkruan Daily Mail.

xhaku4

Derisa, në rrjetin social “Twitter” goli i Xhakës ka shkaktuar edhe momente qesharake. Tifozët e Arsenalit në këtë rrjet social kanë shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre për aktivizimin e futbollistit francez Francis Coquelin në vend të Xhakës, raporton Insajderi.

xhaku1

Kanali televiziv i tifozëve të Arsenalit, “ArsenalFan TV” është përkujdesur që të komentoj në gjuhën shqipe golin e kosovarit.

“Uau shumë mirë”, shkruan “ArsenalFan TV”, teksa e cilëson një “bombë” goditjen e 24-vjeçarit.

xhaku3

Edhe tifozët e Arsenalit që kishin udhëtuar në Hull, kanë shpaguar në njëfarë mënyrë golin e ish-mesfushorit të Baselit. Ata kanë krijuar një këngë për të pas super golit të shënuar në minutën fundit.

“Ka vetëm një Granit Xhaka”, ishte kënga që tifozët e Arsenalit e përsëritnin në stadium, pas golit që ai shënoi.

xhaku2

Mesfushori i Zvicrës ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Arsenalin në Premier Ligë, ndërsa trajneri i “topçinjve” ka kërkuar durim për ambientimin e Xhakës në elitën e futbollit anglez. /Insajderi.com