Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë

Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë

Deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, se “nëse duhej që Serbia të zgjidhte në mes të lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimit në BE, ajo do të vendoste për BE-në”, ka shkaktuar pakënaqësi tek disa parti politike në Beograd.

Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të deklarohet për këtë si dhe të ketë debat publik për anëtarësimin e tyre në BE.

“Me rastin e zgjedhjes së Brnabiqit, vetëm radikalët serbë nuk janë marrë me çështje dytësore, në të cilat regjimi i Vuçiqit me ditë të tëra ka tërhequr vëmendjen, përcjell Klan Kosova.

“E dinim se ajo (Brnabiq) ka qenë e imponuar dhe se Perëndimi përmes saj bën presion mbi Aleksandar Vuçiqin. Për këtë ne kemi paralajmëruar shumicën parlamentare”, thuhet në një deklaratë të radikalëve serbë.