Raul rikthehet te Real Madridi

Raul rikthehet te Real Madridi

Shtatë vjet nga lamtumira e tij, Raul Gonzalez Blanco rikthehet te Real Madrid. Sulmuesi legjendar nga Spanja, duke nisur nga 1 korriku do të jetë ndihmësi i ri i presidentit Florentino Perez. Sipas asaj që ka bërë të ditur “Radio Onda Cero”, Raul do të shkojë në Madrid javën e ardhshme për të mbyllur personalisht marrëveshjen me Perez.

Me fanellën e Real, Raul ka fituar 6 kampionte spanjoll dhe 3 trofe të Champions League. Raul ka shkruar faqe të jashtëzakonshme të historisë së Real Madrid dhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje me ekipin “merengues, 741. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 323 gola, i kaluar vetëm nga Cristiano Ronaldo që praktikisht i mori vendi dhe numrin.

Raul dhe Ronaldo luajtën vetëm një sezon së bashku (2009-2010), përpara se “bomberi” të kalonte te Schalke 04. Në atë moment, Ronaldo kaloi nga numri 9 te numri 7.

Dy vite në Gjermani, po aq në Katar me Al Sadd dhe më pas mbyllja e karrierës në sezonin 2014-15 me fanellën e New York Cosmos në SHBA. Ai kthehet në gjurmën e Zinedine Zidane që e bëri si punë të parë pas futbollit rolin e këshilltarit të Perez në vitin 2009, më pas u prezantua në fushë si zëvendësi i Ancelotti në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 iu besua Real Madrid “B”.

Më 4 janar 2016, Perez i besoi skuadrën e parë, pas shkarkimit të Benitez. Pjesa tjetër e historisë është ajo e ditëve tona, me triumfin në Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.