Ratko Mlladiq mund të shkojë për shërim në Rusi

21.03.2017 14:47
Ratko Mlladiq mund të shkojë për shërim në Rusi

Rusia i ka dhënë garanci zyrtare Tribunalit të Hagës për lirimin e përkohshëm të Ratko Mladiqit për shërim në Moskë.

Siç pretendohet, mbrojtja e Mlladiqit të hënën i ka parashtruar kërkesën Tribunalit të Hagës që ai të lejohet të transportohet në Rusi për shkak të shërimit në kushte klinike.

Sipas informatave jozyrtare të tyre, Rusia ka marrë obligim që të garantojë që Mladiqi nuk do të zhduket apo të arratiset dhe se do ta kthejnë prapa në Hagë kurdo që Tribunali të kërkojë, dhe do të pranojnë të gjitha kushtet të cilat në këto rrethana kërkon Tribunali i Hagës, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

Mbrojtja e ka paraqitur kërkesën për lirimin e Mladiqit në shërim të përkohshëm si urgjente dhe shpreson se Haga sa më shpejt të marrë vendim për këtë.

Mlladiq akuzohet për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995.

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që Ratko Mladiq të dënohet me burg të përjetshëm. Vendimi për të pritet të merret në fund të këtij viti.