Rashiti premton risistematizimin i vendeve të punës

Rashiti premton risistematizimin i vendeve të punës

Në tubimin e madh përmbyllës elektoral, të Kandidatit të Pavarur për Kryetar të Shtimes, z. Fatmir Rashiti, tha se qytetarët me padurim po e presin 19 nëntorin, ditën e fitores dhe kthesës së madhe për Shtime.

Rashiti ka thënë se vendimi i parë që do të marrë nëse do të vijë në pushtet është inicimi i ndryshimit të statutit për numrin e drejtorëve të drejtorive të Komunës së Shtimes dhe risistematizimi i vendeve të punës.

Ndër të tjera ai tregoi se kush do të jetë pjesë e ekipit të tij me të cilët ai do të udhëheq së bashku. “Ekipi që më mbështet mu është LDK-ja, VV-ja, AAK-ja, NISMA, LB-ja”- tha Rashiti.