Rashiq kërkon ndërhyrjen e BE-së në marrëdhëniet mës shqiptarëve dhe serbëve

Rashiq kërkon ndërhyrjen e BE-së në marrëdhëniet mës shqiptarëve dhe serbëve

Deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Nenad Rashiq ka thënë se marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk kanë qenë kurrë me keq se tani, duke shtuar se duhet ndihma e ndërkombëtarëve për përmirësimin e tyre.

Për agjencinë e lajmeve serbe ‘Beta’ në Serbi, Rashiq ka thënë se BE-ja në Kosovë është tërësisht pasive dhe se përfaqësuesit nuk po bëjnë asgjë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ku sipas tij, aktualisht gjendja është e keqe.

Ai ka thënë se jotoleranca e shqiptarëve dhe serbëve që janë të pranishëm në institucionet e Kosovës, ka krijuar një gjendje të tillë politike.

Ai shtoi se do të jetë i vështirë riparimi i këtyre marrëdhënieve në qoftë se ndërkombëtarët nuk kanë ndonjë ide të përbashkët me shqiptarët dhe serbët e Kosovës për ta kapërcyer gjendjen aktuale.

“Deri më tani unë nuk shoh asnjë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që promovon multi-etnicitetin, si në demokracitë e tyre”, ka thënë Rashiq./Express/