Rashiq kandidat për kryetar të Graçanicës

Rashiq kandidat për kryetar të Graçanicës

Rashiq kandidat për kryetar të Graçanicës Rashiq kandidat për kryetar të Graçanicës Ish ministri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Nenad Rashiq pritet t’i hyjë garës për të parin e Graçanicës.

Rashiq në një intervistë për Telenews.al ka treguar për planet e tij rreth zgjedhjeve komunale në Kosovë.

“Po, unë do të jemi kandidat për kryetar të komunës së Graçanicës, ndërsa me kandidat për kryetar do të kandidojmë edhe në komunën e Ranillukut dhe Shtrpcës” tha Rashiq.

Sipas Rashiqit nëse institucionet e Kosovës nuk intervenojnë për të parandaluar manipulimet gjatë zgjedhjeve atëherë do të kemi një situatë edhe më të rënduar se në zgjedhjet parlamentare.

“Manipuluesit, shantazhuesit duhet të arrestohen dhe burgosen, se përndryshe nuk po çohet në vend vullneti i votueseve “ shtoi Rashiq.

Rashiq nuk pret kandidat serioz nga lista serbe për kryetar të Graqanicës dhe shton se është i sigurt se do ta fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunën për katër vite.