Rashica me Vitessen ngjiten në krye të ligës së Holandës

18.08.2017 22:42
Rashica me Vitessen ngjiten në krye të ligës së Holandës

Milot Rashica ka zhvilluar 75 minuta lojë në fitoren e skuadrës së tij Vitesse ndaj Rodës me rezultat 3-1.

Golat për skuadrën e Rashicës u realizuan nga Guram Kashia, Tim Matavz dhe Bruns. Rashica nuk është përfshirë në asnjërin prej golave.

Me këtë fitore, Vitesse kryeson kampionatin holandez të futbollit – Eredivisie, me 6 pikë të grumbulluara pas dy xhirosh. /Insajderi.com