Rashica trondit Ajaxin, i shënon supergol me solo-aksion [video]

Rashica trondit Ajaxin, i shënon supergol me solo-aksion [video]

Milot Rashica ka vazhduar formën e mirë që po kalon në Holandë me Vitessen. 21-vjeçari i përfaqësueses kosovare i ka shënuar sot gol edhe skuadrës së famshme holandeze, Ajax Amsterdam.

Po zhvillohej minuta e fundit e pjesës së parë, kur Rashica mori një top në mesin e fushës për të avancuar i vetëm deri tek zona e Ajaxit, dhe për ta dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë.

Ky është goli i dytë i Rashicës në këtë edicion të Eredivisie.