Rashica luajti më shumë se 70 minuta – Werderi eliminohet nga kupa e Gjermanisë

Rashica luajti më shumë se 70 minuta – Werderi eliminohet nga kupa e Gjermanisë

Werder Bremeni është eliminuar nga Bayer Leverkusen në çerekfinale të kupës së Gjermanisë.

Në çerekfinalen e luajtur në ‘BayArena’, Werderi i Rashicës pësoi humbje 4:2, duke u eliminuar nga ‘DFB Cup’, raporton Insporti

Werderi kaloi dy herë në epërsi me golat e shpejtë të Max Kruse e Aron Johannsson, në minutat 4′ e 7′, por Bayer Leverkuseni barazoi me dy golat e e Julian Brandt [në minutat 31′ e 55′], për të përmbysur gjithçka në vazhdime.

Koha e rregullt përfundoi baras 2:2, ndërkaq, në vazhdime Leverkuseni realizoi edhe dy herë tjera, me anë të Karim Bellarabi [111′] e Kai Havertz [118′], për rezultatin përfundimtar 4:2.

Notat e lojtarëve të takimit Bayer Leverkusen – Werder Bremen:

Milot Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 46′ të pjesës së dytë, derisa zhvilloi gjithsej 75 minuta në këtë takim, në paraqitjen e tij të dytë me fanellën e Werder Bremenit.

Për paraqitjen e tij në këtë përballje, ylli i Kosovës u vlerësua me notën mesatare 6.4, ku fitoi 7 nga 16 duele, bëri një drbilim të suksesshëm nga 6 tentime dhe bëri dy harkime.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale të DFB Pokal, Bayerni siguroi gjysmëfinalen me fitoren e thellë ndaj Padebornit, ndërkaq nesër zhvillohen përballjet Eintracht Frankfurt – Mainz e Schalke 04 – Wolfsburg. /Insporti.com

Golat në takimin Bayer Leverkusen – Werder Bremen:
https://www.youtube.com/watch?v=wdw0nrGmWuc