Raportuesi për Kosovën: Dialogut Kosovë-Serbi i mungon një mekanizëm

26.11.2017 09:20
Raportuesi për Kosovën: Dialogut Kosovë-Serbi i mungon një mekanizëm

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, vlerëson se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i mungon një mekanizëm i monitorimit që verifikon zbatimin e marrëveshjeve në terren.

Këto komente Sholters i ka bërë duke folur për idenë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën insiston Kosova.

Sholtes, i cili kohë më parë është emëruar raportues për Kosovën në PE, në vend të eurodeputetes austriake Ulrike Lunaçek, vjen nga grupi i Partisë së të Gjelbërve në PE, dhe është nipi i politikanit të njohur slloven në ish-Jugosllavi, Eduard Kardel.

Duke folur për përshtypjet e tij pas vizitës së fundit në Prishtinë, ai thotë se kjo nuk ishte vizita e tij e parë në Kosovë”.

“Në të kaluarën unë kam vizituar këtë vend shumë herë në cilësinë e drejtorit i Drejtorisë sllovene për Prokurimin Publik dhe Kryetarit të Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë, kështu që unë,  jam i vetëdijshëm për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Kosova. Ka ende hapësirë për përmirësimin e situatës në disa fusha”, tha Sholtes për gazetën serbe “Danas”, transmeton telegrafi.

I pyetur lidhur me mundësinë e formimit sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Sholtes thotë se shpreson që “së shpejti të gjitha marrëveshjet do të nënshkruhen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe do të zbatohen plotësisht dhe në mirëbesim, duke përfshirë edhe atë të ASK.”

Sholtes vlerësuar fillimin e “dialogun e brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke thënë se mirëpret këtë iniciativë derisa ajo udhëhiqet mënyrë të hapur dhe pragmatike. “Unë shpresoj se kjo mund të çojë në një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret që të arrihet në fazën e ardhshme të dialogut të Brukselit, Sholtes thekson se “ky dialog nuk mund të jetë i pafund”.

“Siç e theksova edhe më herët, dialogu duhet të përfundojë me një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve”, përfundon bashkëbiseduesi ynë.