Raportohet për dy vajza të zhdukura në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër nga fshati Dardani i Ferizajt ka raportuar për humbjen e motrës, e cila kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej ku ndodhej.

Raportohet për dy vajza të zhdukura në Kosovë

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku një person ka raportuar se vajza e vet e moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./Insajderi.com