Raportet e Thaçit dhe Veselit në pikën më të ultë, dikush poston foto të vitit 1994

Raportet e Thaçit dhe Veselit në pikën më të ultë, dikush poston foto të vitit 1994

Raportet e Hashim Thaçit me Kadri Veselin duket se kanë shënuar pikën më të ultë prej se ish-udhëheqësit e UÇK-së kishin nisur rrugëtimin së bashku. Për të mbuluar këtë ftohje raportesh, për shkak të temës së ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve, dikush po poston foto nga arkivi për të treguar se megjithatë dikur Thaçi e Veseli ishin bashkë.

Hashim Thaçi kishte nisur ftohjen e raporteve me Kadri Veselin prej momentit kur lideri i ri i PDK-së pësoi disfatë në zgjedhjet lokale e qendrore me ç’rast humbi disa komuna të rëndësishme, përfshirë Prizrenin, ndërsa mbeti si partia e tretë në Parlament.

Mirëpo, ftohja e raporteve ndërmjet Thaçit e Veselit janë ftohur kur Presidenti i vendit s’mori përkrahjen e Kryetarit të PDK-së për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë.

Për të treguar se raportet ndërmjet dy ish-shokëve janë të mira, dikush, ka nisur të publikojë edhe fotografi nga arkivi.

Fadil Nura, një zyrtar i PDK-së, ka publikuar një foto të vitit 1994, e bërë në Tiranë e ku ishin Thaçi me Veselin.

“Shoket e ilegales; Hashim Thaci, Rafet Rama, Adem Nura. Në vendstrehimin ( banesen) tek, Kadri Veseli dhe Avni Kastrati, Tiranë 1994”, ka shkruar Nura në Facebook, transmeton Magazina.al