Ranieri: Epoka e Barcelonës ka përfunduar

Ranieri: Epoka e Barcelonës ka përfunduar

Nga studio e “BT Sport”, në shoqërinë e Ian Wright dhe Rio Ferdinand, Claudio Ranieri ka komentuar eliminimin e Barcelonës nga Juventus në fazën çerekfinale të Champions League. Sipas ish-trajnerit të Leicester, ai i ekipit blaugrana është një cikël që ka mbërritur në finishin e tij.

“Është përfundimi i një epoke, nevojitet një punë kolosale për rindërtimin. Nuk është hera e parë që të tilla gjëra ndodhin në futboll. Të gjithë ciklet përfundojnë. Përfundoi ai i Manchester United, Milan, Inter, dhe Ajax, tashmë mbërriti momenti i Barcelonës“, deklaroi trajneri italian.

Ndërkohë, sot Ranieri ishte në Romë për çmimin “Tor Vergata Etica” në sport. Në kuadër të eventit, ish-trajneri i “Dhelprave” deklaroi: “Dua të rikthehem të stërvisë, pres një projekt të mire”.

“Duhet ta ndjej si timin për të dhënë 100%, përndryshe nuk do të pranoja. Lazio? Jo, tashmë jam në përfundim të karrierës, nëse do të kishte ndodhur në fillim, atëherë do të kisha pranuar, por sot, si tifoz Romanist nuk do ta drejtoja skuadrën bardhekaltër, ndonëse më pëlqen se si po luan. Oferta? Që tani kam marrë disa propozime, jo në Itali, madje edhe nga ekipe përfaqësuese, por preferoj një klub, që të rri çdo ditë me futbollistët e mi”.(telesport)