Rang listat botërore të xhudos – ja si rangohen kosovarët

12.02.2018 21:42
Rang listat botërore të xhudos – ja si rangohen kosovarët

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka përditësuar rang listat botërore, pas Grand Slamit të Parisit, ku xhudistët kosovarë shkëlqyen duke fituar një medalje të artë dhe një të bronztë.

Akil Gjakova, pas triumfit në Paris, në kategorinë deri në 73kg është ngjitur për 4 pozita në rang listën botërore dhe tashmë është i 13-ti në botë në kategorinë e tij, shkruan Insporti.com

Përndryshe Lasha Shavdautashvili, kundërshtari i Gjakovës në finale të Parisit, tash është i katërti në botë.

Distria Krasniqi, pas medaljes së bronztë në Paris është ngritur në pozitën e tretë në rang listën botërore, që është plasmani më i lartë për të në karrierë.

Përndryshe Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike dhe xhudistja më e mirë në botë, nuk ka qenë në asnjë turne kohëve të fundit për shkak të lëndimeve, tashmë ka rënë në pozitën e 11-të në rang listën botërore. /Insporti.com