Ramush Haradinaj sot del para gjykatës franceze

Ramush Haradinaj sot del para gjykatës franceze

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës franceze në Colmar.

Sot pritet të merret vendimi për lirimin ose jo të tij. Serbia ishte përpjekur të sjellë dëshmi, siç ka thënë ajo, shtesë për krime lufte kundër Hardinajt.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.