Ramush Haradinaj kërkon mirëkuptim që po vonohen institucionet

Ramush Haradinaj kërkon mirëkuptim që po vonohen institucionet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, një ditë para mbajtjes së seancës konstitutive ku pritet të votohet kryeparlamentari, thotë se vonesat e deritashme kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të ketë mirëkuptim.

Haradinaj thotë se vendi nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve si dhe është koha që partitë politike të reflektojnë për zhbllokimin e vendit.

“Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin”, thotë Haradinaj, transmeton Express.

Haradinaj e ka potencuar që nuk janë të interesuar që të krijojnë qeveri vetëm sa për ta bërë.

“E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë.

E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.

E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë”- ka thënë ai.