Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ia ka kushtuar disa vargje mjaft emocionuese babait të tij, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin.
I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur.
Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndërshmëri e virtyte të larta.
Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut.
Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai.
Këto vlera janë të përhershme për mua.
Jam shumë krenar që jam djali i tij.
Falemnderit babë! RH “, ka shkruar Haradinaj me dy fotografi të babait të tij.