Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është shumë i kënaqur me fitoren ndaj Romës në ndeshjen e parë mes dy skuadrave që u zhvillua në Olimpico të Romës Ligën e Kampionëve.
Ai po ashtu e vlerësoi punën e trajnerit të madrilenëve, Zinedine Zidane.
Ramos deklaroi që pas ardhjes së trajnerit francez, atmosfera në dhomën e zhveshjes ka qenë shumë e mirë,
“Zizu ka sjell një atmosferë shumë të mirë në dhomat e zhveshjes, që prej ardhjes së tij. Përveç asaj që ka bërë si futbollist, ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, tha kapiteni i “Los Blancos”.
Që kur Zidane mori nën drejtim ekipin “mbretëror”, disa nga lojtëratë më të mirë të ekipit kanë gjetur formë të shkëlqyer.
Ramos ndër të tjera e përgëzoi yllin portugez Cristiano Ronaldon për ndeshjen e mirë që zhvilloi mbrëmë, duke thënë se goli i tij e qetësoi tërë skuadrën./Insajeri