Ramos kritikon Ronaldon pas spekulimeve të largimit të portugezit

Ramos kritikon Ronaldon pas spekulimeve të largimit të portugezit

Sergio Ramos ka reaguar pas spekulimeve të një largimi të Cristiano Ronaldos nga Real Madridit.

Sergio Ramos ka refuzuar të flasë në lidhje me thashethemet e fundit rreth një largimi të Ronaldos.

Ronaldo ishte afër largimit nga “Santiago Bernabeu” në verë, por u bind të qëndrojë pas bisedimeve të gjata me presidentin Florentino Perez.

Por, pas një rënie drastike në formë, portugezi raportohet se ka vendosur t’i jap fund përfundimisht lidhjes së tij me madrilenët, pas Botërorit 2018 i cili do të mbahet në Rusi.

Ramos nuk ka pranuar të flasë rreth spekulimeve për largimin e portugezit, duke e quajtur atë një oportunist.

“Cristiano po largohet? Pyeteni atë, unë nuk di asgjë për këto gjëra”, tha Ramos, pas barazimit 3:3 të Spanjës me Rusinë.

“Nuk pajtohem me Cristianon”, tha ai për ‘Cadena SER’, pasi portugezi vajtoi dështimin në transferimin e Kylian Mbappe, si the largimin e disa lojtarëve.

“Mendoj se ky është mendim i një oportunisti. Kur fituam dy Super Kupa [UEFA Super Kupën dhe Superkupën e Spanjës], askush nuk i mungoi askujt”, përfundoi Ramos. /Insajderi