Ramiz Lladrovci sfidohet nga një grua për kryetare të komunës

29.08.2017 13:34
Ramiz Lladrovci sfidohet nga një grua për kryetare të komunës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka prezantuar gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave.

Në këtë konferencë AAK ka prezantuar Arta Ahmetin si kandidate për kryetare të Drenasit, që do ta sfidoj kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Më tutje AAK ka prezantuar si kandidate për kryetar komune edhe Ahmet Grajçevci për Fushë Kosovë, Kajtaz Gashi për Malishevë, Esat Peci për Mitrovicë, Fatmir Humolli për Podujevë dhe Lutfi Bilalli për Vushtrri.

Kandidatët që u prezantuan sot kanë deklaruar se do të sjellin ndryshime në komunat, të cilat do  pretendojnë t’i  udhëheqin.