Ramiz Kelmendi shpjegon koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LAA-së përmes ligjeve të fizikës

Ramiz Kelmendi shpjegon koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LAA-së përmes ligjeve të fizikës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka shfrytëzuar ligjet e fizikës për të sqaruar si do të dukej një koalicion në mes koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, një koalicion i tillë do të kishte shumicë parlamentare dhe do të ishte në interes të dy palëve dhe të qytetarëve.

“LVV në kuadrin e saj ka 32 deputet përderisa LAA ka 29 deputet e që gjithsejtë rezultojnë me 61 deputet. Nëse shtojmë edhe pakicat prej 20 deputetësh, qeveria apo koalicioni qeverisës paszgjedhorë do të ketë të gjitha performancat për të sjellë të të gjitha llojet e vendimeve duke u thirrur edhe në ato të mëdha”.

“Sipas ligjeve të fizikes kur dy forca politike kanë drejtim dhe kahje të ndryshme atëherë rezultatati e këtyre forcave është në drejtimin e asnjërës palë por në interes madhor për të gjithë qytetarët, e në veçanti edhe të vet partive, si për atë që nuk ishin në pushtet asnjëherë dhe për këtë që ishte”, ka shkruar Klemendi.

Kelmendi duket se ka menduar edhe ndarjen e posteve ministrore për koalicionin LAA dhe VV, ai ka thënë Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të mund të administrohej nga Vetëvendosje, ndërsa sipas tij VV do të mund të udhëhiqte Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministria e zhvillimit ekonomik mundë të ishte e mirë për LVV meqë ka në administrim kompanitë publike dhe nëse arrijnë ti avancojnë këto, Kosova do ketë përfitim. LVV mundë të administronte edhe ministrinë e Shëndetësisë dhe të tjera, duke u bërë me ato ministri që kanë komponentët të cilën e posedojnë anëtarët e LVV-së”.

“Me këtë koalicion paszgjedhorë do përfitojnë ekonomitë të cilat me Qeverinë Mustafa veç sa kishin filluar të shijojnë legjislacionin që afirmonte Pako Fiskale 1 dhe së fundi Pako Fiskale 2 dhe si të tilla do sjellnin zhvillim ekonomik dhe punësim të qëndrueshëm. Do mundësohej që edhe të vijonte moskrijimi i korrupsionit të ri i cili në mandatin e kaluar ishte në shkallën zero dhe normalishtë do të fuqizohej edhe luftimi i korrupsionit të kaluar”.

“Në aspektin ndërkombëtarë do krijohej opinioni më ndryshe nga e kaluara dhe do mundësohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës. Poashtu do shtohej besimi tek institucioniet vendore se LVV nuk do paraqet rrezik politik për kapitalin e tyre dhe do shtoheshin edhe më tutje investimet kapitale të jashtme. Tjetër element me rëndësi është se do të afirmohej modeli i fitimit të tenderëve të pamanipuluar dhe do të krijohej opinioni i punësimeve me pikëpamje politike, e në të njëjtën kohë i tërë spektri ekonomik do të lirohet nga ndikimi politik tek, ta”, ka shkruar Kelmendi./Insajderi.com