Ramiz Kelmendi pret të bëhet zëvendës i Isa Mustafës

19.09.2016 20:19

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit.

Ramiz Kelmendi pret të bëhet zëvendës i Isa Mustafës

Kelmendi ka thënë në InfoBox të RTV Dukagjinit se është i gatshëm ta pranojë këtë detyrë dhe se pret nga kryeministri që ta marrë këtë vendim.

Ai ka mohuar se kjo është bërë në këmbim të votës për demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i tij lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar. /Insajderi.com