Ramiz Kelmendi jep detaje se çka bisedoi me policinë në shtëpinë e tij

Ramiz Kelmendi jep detaje se çka bisedoi me policinë në shtëpinë e tij

Deputeti i Kuvendit, nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, kohëve të fundit ka deklaruar se është kërcënuar nga ana e disa personave, në qoftëse ky do të votojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo ka shtyrë që Kelmendi ta bojkotojë sot, seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të hidhet në votim kjo marrëveshje.

I kontaktuar nga Insajderi, Kelmendi pranoi se në shtëpinë e tij kanë qenë prokurorë dhe policë nga rajoni i Pejës. Por, që sipas tij ka refuzuar të jap deklaratë për shkak se në atë kohë ai kishte tretman mjekësor.

Tutje Kelmendi tha se edhe pot ë intervistohej nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, ai nuk është i gatshëm që t’i jap emrat e atyre që e kërcënuan, përshkak se ndihet i pasigurt.

“Po, ata ishin në shtëpi, por nuk pranova të jap deklaratë, se kisha tretman mjekësor. Mua më është kërcënuar familja, dhe nëse unë i jap emrat e tyre, atëherë do të jetë edhe më rrezik për mua. Prandaj, unë nuk do t’i jap emrat e kërcënuesve as policisë e as prokurorisë, sepse nuk ndihem i sigurt”, ka thënë Kelmendi./Insajderi.com