Ramë Dreshaj, dorëhiqet nga komisioni disiplinor i Odës së Avokatëve

Ramë Dreshaj, dorëhiqet nga komisioni disiplinor i Odës së Avokatëve

Ramë Dreshaj që mbante pozitën e kryetarit dhe anëtarit të komisionit Disiplinorë të Odës së Avokatëve të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi siç thotë ai presioneve për të punuar kundërligjshëm.

Në dokumentin e dorëheqjes që e ka siguruar Insajderi,  Dreshaj, shkruan se dorëheqja është rezultat i protestës kundër vendimeve dhe veprimeve të kundërligjshme në njërën anë dhe “luftës së shtrigave” që udhëheqësi e OAK po bënë kundër anëtarëve (avokatëve) të saj”.

“Kjo dorëheqje është e vetmja mënyrë që të mos jem objekt i presioneve, ndikimeve për nënshtrim dhe nxjerrjen e vendimeve për dëshirën e udhëheqësisë së OAK edhe pse e kam bazën ligjore për të vepruar si deri tani”, shkruan Dreshaj.

Në dorëheqje Dreshaj ka përmendur edhe një padi që Zyra e Prokurorit Disiplinor i ka bërë komisionit të ankesave që sipas tij ka ndodhur për shkak të presionit nga drejtuesit e  OAK.

“Dorëzimi i padisë në Gjykatë ka ardhë si rrjedhoje e presionit permanent të zt. Havolli kryetar i OAK, zt.Yll Zekaj drejtor ekzekutiv dhe zt. Florim Shefqeti, prokuror disiplinor të OAk të cilët në vazhdimësi kanë përfolë vendimet e komisionit të ankesave të OAK, kryetar i të cilit jam unë nëpër holle, zyre dhe lokale të ndryshme madje duke i përfolë edhe emrat e avokatëve dhe objektin e vendimit”.

Sipas Dreshajt, kanë qenë në presioni të vazhdueshëm që të mos i ndryshojnë vendimet e shkallës së parë.

“Ngase siç duket të njëjtit kanë vendosë në favor të interesave klanore dhe jo interesave të përgjithshme të disiplinimit të avokatëve e jo që këto vendime të kenë qëllim luftimin e avokatëve që nuk janë pjesë e klaneve”, shkruan Dreshaj. /Insajderi.com