Ramë Buja del para gjykatës për keqpërdorim detyre

Ramë Buja del para gjykatës për keqpërdorim detyre

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur seanca fillestare ndaj ish- ministrit të Arsimit Ramë Buja, i akuzuar për keqpërdorim detyre.

Buja akuzohet se ka nënshkruar jashtë ligjshëm një tender për mbikëqyrjen profesionale  të objekteve kapitale të ndërtuara nga Ministria e Arsimit.

Bashkë me Bujën akuzohen edhe Xhavit Dakajn – sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Zyrës së Prokurimit, Xhemaj Buzuku të cilët sipas aktakuzës dyshohen se me qellim të përfitimit pasuror për vete dhe të tjerët – operatorin Ekonomik “ ALB- Architect” , kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Kurse drejtori i kompanisë ALB –Architect”, Afrim Demiri, akuzohet për mashtrim.

Insajderi ka raportuara javën e kaluar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj Ramës, e cila nuk ishte njoftuar nga Prokuroria e Shtetit ditën kur Nga Prokuroria Speciale ishte dorëzuar në Gjykatë, në nëntor të vitit të kaluar.

Në seancën e sotme të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. /Insajderi.com