Ramabaja thotë se do ta marrë në pyetje prokurorin Sylë Hoxha

Ramabaja thotë se do ta marrë në pyetje prokurorin Sylë Hoxha

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë se me 9 tetor do të shkoj në prokurori dhe në rast se prokuroria nuk e tërheq thirrjen, do të shkoj dhe do t’i marrë në pyetje vetë ata.

“Do të pres 9 tetorin, dhe do të shkojë në Prokurori. Në rast se Prokuroria nuk e tërheq thirrjen, do të shkoj dhe do t’i marrë unë në pyetje ata. I kanë urdhëruar zotërinjtë, duan të shkaktojnë kaos, ta shkatërrojnë procesin e ndërtimit të Republikës”, ka thënë Ramabaja për Gazeta Blic.

Sipas Prokurorisë Speciale, Ramabaja është i dyshuar për “Vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

“Thirret Sadri Ramabaja si i dyshuar për Vrasje e përfaqsuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe 2. Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet ne ftesën e Prokurorisë së Shtetit.

Ndërsa sipas një statusi Ramabaja ka thënë se “thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari”, ka thënë Ramabadja.

Sadri Ramabaja dyshohet se është pjesë e grupit të dyshuar terroristë të Murat Jasharit i cili ka sulmuar me armë Azem Vllasin dhe ka pasur plan për vrasjen e liderëve politikë të Kosovës.

Murat Jashari është i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen ndaj avokatit, Azem Vllasi dhë është në paraburgim me dy persona të tjerë. /Insajderi.com