Ramabaja: Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik

Ramabaja: Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik

Kanditati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë sot se islami politik është rrezik për kombin shqiptar.

Ramabaja, i cili kritikoi organizimin e një iftari në hapësirën publike në Kamenicë javën e kaluar, ka kritikuar edhe Bashkësinë Islaminë të Kosovës për mënyrën e udhëheqjes, raporton Insajderi.

“Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik. Bashkësia Islame e Kosovës me Naim Tërrnavën e ka kthyer mbrapa me shekuj islamin në Kosovë”, ka thënë Ramabaja në Klan Kosova, derisa ka thënë se nuk e ka fyer askënd me reagimin e tij disa ditë më parë.

Ramabaja e quajti “ngjarje anti-historike” organizimin e iftarit në Kamenicë, para dy ditësh.

Prej deklarimeve të Ramabajës u distancua partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se nuk e mbështet qëndrimin e anëtarit të saj. /Insajderi.com