Rama “zbërthen” raportet Kosovë-Serbi

Rama “zbërthen” raportet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur tensione artificiale në mes të Kosovës dhe Serbisë, madje sipas tij tensionet janë ngritur për shkaqe elektorale madje sipas tij “tensione” të tilla do të ketë deri sa të mbarojnë zgjedhjet në Beograd.

Rama ka folur edhe për ‘sherrin’ në mes të Mustafës dhe Vuçiqit i cili ka demantuar zërat se mbrëmë kishte ‘sherr’ në mes të dy kryeministrave.

“Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh””, ka thënë Rama për gazetarët në Sarajevë.

Rama më tutje ka shtuar se marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë mjaftë të vështira, sipas tij nuk mjaftojnë vetëm interesa të përbashkët por kanë të bëjnë me përcaktimin e rrugës së integrimeve të të dyja vendeve.

“Për sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, unë besoj që janë marrëdhënie të vështira, është një dialog i vështirë, por është e vetmja rrugë për të trajtuar çështje që, jo thjesht janë në interes të përbashkët, por që kanë të bëjnë edhe me përcaktimin në rrugën e integrimit europian dhe me përkatësinë në atë pjesë të komunitetit ndërkombëtar që ne kemi zgjedhur të jemi”, ka thënë Rama./Insajderi.com