Rama i reagon Ivanovit: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Rama i reagon Ivanovit: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit për partitë shqiptare në Maqedoni.

Ivanov ka refuzuar të mandatoj për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev duke thënë se arsyeja e këtij vendimi është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandator askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov.

Rama, ka shkruar në Facebook, se presidenti maqedonas nuk duhet ta shikojë si armike shqiptarët.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, ka shkruar Rama.

Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien ashtu siç ndërkombëtaret nuk reaguam për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranë./Insajderi.com