Rama pritet me protesta në Elbasan – qytetarët përleshën më policinë

Rama pritet me protesta në Elbasan – qytetarët përleshën më policinë

Disa qytetarë të mbështetur nga deputetë e drejtues lokalë të Partisë Demokratike u konfrontuan me policinë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deri sa po mbante një takim të mbyllur me drejtorët e drejtorive në qytetin e Elbasanit, disa qytetarë të mbështetur nga deputetë e drejtues lokalë të Partisë Demokratike u konfrontuan me policinë.

Pas largimit të protestueseve Rama shkoi në Panairin e Punësimit, ku për shifrat e papunësisë tha se janë perceptim joreal.

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm se për shkak të  qëndruarit larg edhe nga mediet të realitetit të tregut të punës dhe për shkak të përsëritjes pa pushim të fjalës s’ka punë, ka një hendek mes realitet të tregut të punës dhe shumëkujt që dëshiron me të vërtetë që të punojë, por është i dekurajuar nga ky perceptim”, theksoi Rama.

Kryeministri njoftoi se papunësia në këtë qark është ulur me 5.4% dhe vetëm gjatë muajit maj, zyrat e punës kanë punësuar 241 persona. Rama tha se në sistemin e Zyrave të Punës në Elbasan janë punësuar për këtë vit 400 persona dhe mbi 500 janë dërguar për formim profesional.