Rama për vrasjen e Ivanoviqit: Akt që nxit urrejtje dhe tensione

Rama për vrasjen e Ivanoviqit: Akt që nxit urrejtje dhe tensione

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare, “Lira, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se ndjen keqardhje për vrasjen e Ivanoviqit, këtë akt ai e quan qëllim keq dhe nxitës.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic, akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, ka shkruar Rama.

Oliver Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10, pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ivanoviq ishte i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë, në vitet 1999 dhe 2000. /Insajderi.com