Rama për demarkacionin: “Ramushi e di qëndrimin tim, nuk ia përsërita”

Rama për demarkacionin: “Ramushi e di qëndrimin tim, nuk ia përsërita”

Herën e fundit kur kryeminsitri shqiptar dhe ai kosovar, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj u takuan në shtator të këtij viti, Rama pati një kërkesë specifike ndaj homologut të tij kosovar.

Nga Tirana i kërkoi Haradinajt që të ndryshojë ose rishikojë qëndrimin e tij për demarkacionin me Malin e Zi, ratifikimi i së cilës në Kuvendin e Kosovës i hap rrugë liberalizimit të vizave nga BE-ja për kosovarët.

Por Rama ka thënë se nuk ia ka përsëritur qëndrimin ose këshillën e njejtë, në takimin që kanë pasur të hënën në mbledhjen e dy Qeverive që është mbajtur në Korçë.

Insajderi ka pyetur Ramën nëse ia ka përmendur qëndrimin e para dy muajve, por Rama ka thënë se kjo tashmë nuk është e nevojshme.

“Atë që kam thënë, Ramushi e di, ashtu e mendoj, ashtu e besoj, ashtu e kam bindjen, kështu që me këtë rast unë edhe ia kisha përsëritë, por meqë jemi mbledhë këtu për raste tjera s’ja përsërita”, ka thënë Rama në konferencën e përbashkët me Haradinajn.

LIVE NGA KORÇA – Konferenca e përbashkët e kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Posted by Insajderi on Monday, 27 November 2017