Rama për Bajram Rexhepin: Ishte shqiptar i ndershëm dhe patriot

Rama për Bajram Rexhepin: Ishte shqiptar i ndershëm dhe patriot

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeminsitrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se “Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot”.

“Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija”, ka shkruar Rama.

Rama është shprehur se “Bajram Rexhepi i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit”.

“Lamtumirë mik i mirë!”, ka përfunduar shkrimin e tij kryeministri Rama.

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në një spital në Turqi. /Insajderi.com