Rama mendon se ia ka rënë në fije edhe medieve ndërkombëtare

Rama mendon se ia ka rënë në fije edhe medieve ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë për ‘France 24’, ka folur lidhur me vetingun, drogën, për ligjin e mbetjeve dhe për nisjen e negociatave të Shqipërisë më BE-në.

“Televizionet franceze e kanë kthyer këtë në drejtimin e gabuar. Kjo çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin evropian. E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit”.

“Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitekturë të re. Tani që sistemi të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur vettingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët. Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën. Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do shqyrtojnë çdo dosje nën një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi”. /albeu.com/