Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Shishtavec ka deklaruar se qeveria e tij po punon për riparimin e infrastrukturës, e dëmtuar nga projektet e lëna, sipas tij, p�" />

Rama fermerëve të Shishtavecit u premton rritje të buxhetit familjar

Rama fermerëve të Shishtavecit u premton rritje të buxhetit familjar

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Shishtavec ka deklaruar se qeveria e tij po punon për riparimin e infrastrukturës, e dëmtuar nga projektet e lëna, sipas tij, përgjysmë nga qeveria e kaluar.

“Saliu nuk ndërtoi asnjë rrugë, preu vetëm shirita. Kompanitë morën kredi për të vijuar ndërtimet por ngecën. U krijua një zinxhir i rrezikshëm borxhi ndaj kompanive. Ne s’kemi hapur kantiere të reja, por po ndërtojmë rrugët e lëna përgjysmë. Nëse nuk do t’i kishim ato borxhe do të ndërtonim rrugë 3 herë më shumë”, ka thënë Rama.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë ka premtuar se ekzekutivi i tij do të bëjë më shumë për buxhetet familjare, duke rritur rrogat e punonjësve në institucionet shtetërore.

“Si rezultat i reformave mund të bëjmë rritjen e rrogave. Janë 100 mln dollarë që do të dalin nga shteti drejt buxheteve familjare. Me rritjen e rrogave u japim njerëzve një frumëmarrje të thellë më shumë”, ka thënë Rama, shkruan TCh.

Duke kujtuar se, qeveria e mëparshme në 8 vjet nxorri vetëm 124 milionë për rrogat, Rama ka saktësuar se, për rrogën minimale në shtet do të bëhet një rritje prej 35 për qind.

“Rrogën mesatare sot e kemi më të ultën në rajon. Tek rroga mesatare do të dalim mbi Kosovën dhe Serbinë dhe do t’i afrohemi Maqedonisë”, ka vijuar Rama.

Problem tjetër që prek, sipas tij, sektorin bujqësor është prona, që ka marrë mbi 8 mijë jetë njerëzish në 20 vjet. “Kemi shtuar buxhetin për bujqësinë, por duhet financuar më shumë”, ka shtuar Rama.