Rama: Eksportet u rritën mbi 200% vitin e kaluar

Rama: Eksportet u rritën mbi 200% vitin e kaluar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se tregtia në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor është rritur dukshëm në dy vitet e fundit.

Rrjedhimisht, sipas tij, janë rritur dukshëm edhe eksportet e Shqipërisë.

“Eksportet e Shqipërisë në rajon janë rritur me 216% në nëntë muajt e parë të 2015. Raporti ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë, në tetor të vitit 2015 vlerësoi se ekonomia shqiptare vazhdon të rritet, mbështetur kryesisht nga investimet private dhe eksportet neto”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Komentet  e Ramës vijnë një ditë pas mbajtjes së samitit të Bankës Evropiane për Investime në Ballkanin Perëndimor në Londër./Insajderi.com