Rakiqit s’i bëhet vonë për debate

Rakiqit s’i bëhet vonë për debate

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka komentuar eklaratën e kundërkandidatit të tij Oliver Ivanoviq për paaftësinë për të përballuar publikisht mendimin.

Rakiq tha se “ai nuk ka me kë që të luajë atë ndeshje”.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës Veriore në një konferencë për shtyp deklaroi mes tjerash se kishte dëgjuar për këto thirrje por, siç thotë ai, nuk ka kohë për debate.

“Unë me të vërtetë nuk kam kohë për debatet që kërkojnë kundërkandidatët sepse ata janë mësuar me debatet udhëheqëse, për t’u takuar në tavolina të rrumbullakta dhe për të thënë lirshëm, ta gënjejnë popullin. Mjaft më me histori boshe. Mua gjithmonë mund të më gjeni në terren, Unë nuk dua të marr pjesë në këto debate, nuk dua të luaj lojëra me dikë që nuk ka fare rezultate “, tha ai.