Rakiq: Të mos provohet rrëzimi i murit me dhunë

Rakiq: Të mos provohet rrëzimi i murit me dhunë

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë se është e drejtë e administrimit lokal se çfarë do të ndërtojë në territorin që e drejton, duke shtuar se paralajmërimi i autoriteteve qendrore në Prishtinë për rrënimin e murit i tejkalon kornizat e tij.

“Në njërën nga pikat e marrëveshjes shkruan qartë se punët do t’i kryejë Mitrovica Veriore. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Marrëveshjen e Brukselit, ashtu që rezoluta dhe deklarata për rrëzimin e murit nuk ka bazë juridike. Rrëzimi është diçka që tejkalon kornizën e institucioneve të Prishtinës”, ka thënë Rakiq, shkruan Radiotelevizioni i Serbisë, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit është arritur pajtimi për revitalizimin e urës dhe rikonstruktimin e rrugës ‘Kralj Petar’, që do të thotë shndërrimin e saj në zonë këmbësorësh.

Lidhur me paralajmërimet për rrënimin e murit, ai ka thënë se “assesi të mos provohet që rrënimi të bëhet me dhunë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot tha se rrëzimi i murit do të bëhet me 1 shkurt apo 17 shkurt./Insajderi.com