Rakiq: Lista Serbe ende e pavendosur për kryetarin e Kuvendit

Rakiq: Lista Serbe ende e pavendosur për kryetarin e Kuvendit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi se deputetët e zgjedhur nga radhët e saj do të paraqiten në mbledhjen konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për 3 gusht.

“Edhe pse kandidatët tanë do të paraqiten në mbledhje konstitutive ende nuk kanë vendosur nëse do të mbështesin ndonjë palë për zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit dhe të Qeverisë”, deklaroi Rakiq  për mediat serbe.

Ndër të tjera, Rakiq shprehu mendimin se në mbledhjen konstitutive të Parlamentit të Kosovës partitë shqiptare parlamentare do t’i zgjidhin problemet mes tyre, transmeton RTK.

“Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e Qeverisë dhe Listës Serbe nuk i interesojnë mandatet ministrore, as funksionet qeveritare, por përmirësimi i jetesës së serbëve të Kosovës, krejt kjo duke u konsultuar me qeverinë e Beogradit”, shtoi Goran Rakiq, kryetar i Listë Serbe.

Tutje, në intervistën dhënë mediave serbe, Rakiq shtoi se pret që partitë shqiptare, fiutese në zgjedhjet parlamentare, të kenë mbështetjen e 51 deputetëve për të pasur mbështetjen tonë.