Te Milani mund të ketë shumë pikëpyetje, por një qartësi e pranojnë të gjithë, Gigi Donnaruma. Edhe pse është vetëm 17 vjecar i ka shpatullat aq të gjera sa shpesh mban mbi to problemet e skuadrës.
Gjithsesi te Milani duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e Donnarumës, pasi fjalët e agjentit të tij Mino Raiola janë një paralajmërim serioz.
“Gigio është një xhevahir, dhe xhevahirët duhet të rrinë në vitrinat e bukura, pasi nëse nuk ndodh kështu cfarë xhevahirësh janë pastaj”, ka thënë ai.
Janë këto fjalët e Mino Raiolës që tingëllojnë në një farë mënyrë si kërcënim për Milanin. Klubi i rezistoi në verë ofertave për Donnarumën, dhe mbërritja e pronarëve të rinj kinezë është një ndihmë më shumë për të blinduar Donnarumën.
Rinovimi i kontratës së tij është padyshim një ndër prioritetet e drejtuesve të Milanit që iu duhet të evitojnë mundësinë për t’u përballur me surpriza të pakëndshme.
Kontrata aktuale e portierit skadon në vitin 2018, në shkurtin e ardhshëm do të mbushë 18 vjec duke arritur moshën madhore dhe ai do të jetë momenti ideal për Milanin për të firmosur me Donnarumën një kontratë të re 5 vjecare. /Insajderi.com