Ragip Begaj kërkon votën e fshatrave për drejtimin e Malishevës edhe katër vjet

Ragip Begaj kërkon votën e fshatrave për drejtimin e Malishevës edhe katër vjet

Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetarë të Malishevës, Ragip Begaj, gjatë vizitës në tre fshatrat Carralluka,Shkarashniku dhe Tërpeza, ka kërkuar votën e tyre për të udhëhequr me Malishevën edhe katër vjetë të tjera.

“Vazhduam të takojmë këto tre vendbanime sonte, për të shpalosur të arriturat e mandatit katër vjeçarë si dhe për planifikimet për mandatin e ardhshëm që pa dyshim NISMA dhe Ragip Begaj do të udhëheqin me Malishevën”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim përveç strukturave të degës, pjesë e takimit ishte edhe deputeti Enver Hoti i cili theksoj se oferta më e mirë dhe më e dëshirueshme vazhdon të jetë NISMA, “dhe po ashtu jemi të bindur se Ragip Begaj do të triumfoj në raundin e parë”.

Gjithashtu u prezantua kandidati për asamblenë komunale Liridon Hoti me numër 17 i cili kërkoj besimin e bashkëvendasëve.