Radioteleskopi më i madh në botë hapet për vizitorë

Radioteleskopi më i madh në botë hapet për vizitorë

Radioteleskopi më i madh në botë i vendosur në jugperëndim të Kinës është hapur për vizita.

Siç njofton gazeta “China Daily” pritet që teleskopin FAST (Five-hundred-metre Apertre Spherical radio Telescope) i cili është vendosur në qarkun Pingtang në provincën Guizhou mesatarisht ta vizitojnë afro 2.000 turistë.

Vizitorëve nuk u lejohet që në hark prej pesë kilometrash të sjellin pajisje elektronike, duke përfshirë telefonat e mençur, në mënyrë që të mos pengojnë punën e teleskopit, “pjata” e të cilit ka një diametër prej 500 metra.