Radio Ansar apo zërat që nxisin terrorin

Radio Ansar apo zërat që nxisin terrorin

Policia sot në Pejë ka arrestuar pronarin e një radio në Pejë e cila kryekëput ka qenë një transmetues i terrorizmit.

Një analizë e kësaj radioje, dhe përmbajtjes që ajo ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook nxjerr në pah, nxitjen e vrasjes së atyre të cilëve nuk jetojnë sipas Kuranit.

“Ansar” në gjuhën arabe ka kuptimin e “Ndihmuesve”. Ka mbetur në përodrim qysh prej kohës kur banorët e Medinës strehuan në shtëpitë e tyre profetin Muhamed dhe ndjekësit e tij në kohën kur po iknin nga Meka.

Drejtori i kësaj radioje,  Nebih Kadriu akuzohet se për vite me radhë në radion “Ansar” transmetoheshin ligjërata fetare të imamëve që sot janë të dënuar për nxitje të terrorizimit, sikurse Zeqrija Qazimit dhe imamit tjetër, Rexhep Mimishit nga Maqedonia.

Në përshkrimin e tyre në Facebook, kuptohet se pjesë e radios “Ansar” nuk është vetëm ai porse kjo radio përbëhet nga vëllezër dhe motra që e duan Kuranin.

“Adminat janë disa vellazer dhe motra te cilat angazhohen per hirë te Allahut dhe kanë deshirë të mbesin anonim dija e tyre per derisa nuk kundërshton me Kur’an dhe Sunet janë te mirpritur, ky spjegim eshte shkurt dhe shpresoj e mjaftushme. Allahu te shperbleft per kujdesin. Selamun Alejkum”, thuhet në përshkrimin e faqes së radios “Ansar”.

Por realiteti është krejtësisht tjetër.

Po ua sjellim disa statuse dhe postime nëpërmjet të cilave kjo radio përhap dhe nxit terrorin ndaj të gjithë atyre që sipas Radios Ansar e kundërshtojnë islamin.