Qyteti më i jetueshëm në botë

17.08.2017 08:53
Qyteti më i jetueshëm në botë

Sipas vlerësimit të bërë për 140 shtete në botë nga The Economist Intelligence Unit (EIU), qyteti më i jetueshëm në botë është Melbourne i Australisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

EIU e cila realizon analiza dhe parashikime ekonomike, duke e marrë parasysh indeksin e jetueshmërisë së 140 qyteteve të botës i përcaktoi “qytetet më të jetueshëm të botës”.

Në listën e përgatitur nga EIU duke u marrë parasysh 30 tema të ndryshme, si qëndrueshmëria, siguria, infrastruktura, shëndetësia, kultura dhe arsimi, Melbourne mori pikë të plota në kategoritë shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë dhe u zgjodh qyteti më i jetueshëm i botës me 97.5 pikë prej 100.

Në renditje nuk ndryshuan 5 vendet e para

Melbourne-in i cili që prej 7 vitesh është në vendin e parë të klasifikimit e ndoqën, Vjena (Austri) me 97.4 pikë, Vancouver (Kanada) me 97.3 pikë, Toronto (Kanadq) 97.2 pikë dhe Adelaide (Australi) 96.6 pikë. Kështu që nuk ka ndryshuar renditja e 5 vendeve të para nga klasifikimi i vitit të kaluar.

Renditja e qyteteve në këtë listë është siç vijon: Calgary i Kanadasë me 96.6 pikë në vendin e gjashtë, Perth nga Australia me 95.9 pikë i shtati, Auckland nga Zelanda e Re me 95.7 në vendin e tetë, kryeqyteti i Finlandës, Helsinki me 95.6 i nënti dhe Hamburgu i Gjermanisë me 95 pikë në vendin e dhjetë.

Kryetari i Komunës së Melbourne-it, Robert Doyle, në deklaratën e tij me shkrim duke theksuar se me sukseset e arritura do të tërheqin investuesit dhe turistët në qytet, tha se indeksi i EIU është klasifikimi më i pranuar në botë.

“Kjo është një rekord botëror. Është një sukses me të cilin qytetarët e Melbourne-it duhet të jenë krenar. Duhet që të gjithë të jemi krenar nga puna që kemi bërë për të bërë Melbourne-in qytetin më të mirë të botës”, tha Doyle.

Ndërkohë sipas të dhënave të Zyrës Australiane për Statistika, me rritje të shpejtë të popullsisë në vitin 2050 qyteti i dytë më i madh Melbourne, pritet të tejkalojë Sydney-in dhe të renditet në vendin e parë.

Në këtë qytet ku jetojnë banorë të rreth 200 kombësi të ndryshme, fliten 240 gjuhë të ndryshme.