Qytetet më të bukura në botë mes ujit dhe kanaleve

Qytetet më të bukura në botë mes ujit dhe kanaleve

Ndodhen në të katër cepat e globit dhe kanë ngjashmëri jo të vogël me Venecian, që gjithsesi mbetet e veçantë dhe speciale

Venecia është gjithnjë Venecia, me një bukuri speciale dhe atmosferë të veçantë dhe të paimagjinueshme. Por janë të shumta qytetet në të gjithë botën, ku uji është padron i vërtetë, mes kanaleve dhe lumenjve dhe që shpesh shndërrohen në një oaz të vërtetë të dashurisë. Kemi përzgjedhur disa që adhurohen, pse jo, që duhen vizituar në rastin më të parë. Ja 10 prej tyre.

VENECIA – ITALI – Të gjithë e kanë zili dhe si ajo nuk ka në botë. Kaq e bukur dhe tërheqëse është, sa mund t’i falet çdo defekt i vogël, duke nisur që nga mbipopullimi i turistëve dhe deri te problemi i lëvizjes në ura dhe godina kur uji është në një lartësi të konsiderueshme. Pra, është e pamundur të mos dashurohesh me shikim të parë.

AMSTERDAM – HOLANDA – Është qyteti që në pjesën më të madhe të rasteve krahasohet me Venecian. Mes kanaleve tërheqëse të ujit dhe ndërtesave, qyteti holandez ofron skenarë të impakteve të mëdha dhe një bukuri shumë të veçantë në muajt e dimrit, kur uji ngrin dhe mund të patinohet në qendër.

STRASBURG – FRANCË – Qendra historike e qytetit duket si një ishull në krahët e ndryshme të lumit. Mbi lumë shfaqen shtëpitë me dru, me ngjyra të ndryshme dhe piktoreske. Nuk mund të humbet një shëtitje në lagjen më antike, Petite France dhe ndoshta një ndalesë për të konsumuar diçka në një nga kafetë që ndodhen shumë pranë ujit.

BIRMINGEM – BRITANI – Ky qytet anglez, multietnik dhe kozmopolit, është një ndalesë e përsosur për një fundjavë të gjatë. I përshkruar nga kanale të shumta, gjatë të cilit ndodhen lokale dhe pub-e me emër, Birmingemi ka disa shtëpi-muze të rëndësishme dhe karakterizohet nga një prej koleksioneve më të mëdha të artit kontemporan.

BRYZH – Belgjikë – Një nga qytetet më interesante të Belgjikës, ka qenë në të shkuarën një kryqëzim tregtar i një rëndësie të madhe në Europë falë portit të tij. Sot, edhe pse nuk ka peshën e dikurshme ekonomike si në të shkuarën, i ofron vizitorëve një qendër historike me ndërtesa të një bukurie të madhe dhe pamje piktoreske.

FORT LAUDERDALE – SHBA – E quajtur ndryshe si “Venecia e Amerikës”, Fort Lauderdale është e ndërtuar mbi një rrjet kanalesh të gjatë prej më shumë se 270 km. Pak larg nga Majemi, është një qendër historike për pushimet e pranverës për studentët universitarë. Në të vërtetë, qyteti është binjakëzuar pikërisht me Venecian dhe me Riminin.