Qytetet më mikpritëse në botë

Qytetet më mikpritëse në botë

Uebsajti i udhëtimeve “TravelBird” ka bërë një renditje me 100 qytetet më mirëpritëse në botë.

Në vendin e parë është Singapori, derisa në vendin e nëntë është Cyrihu i Zvicrës.

Faktorë kyç që bëjnë një vizitor të ndihet i mirëpritur janë: pika e hyrjes, lumturia e banorëve, siguria, disponueshmëria për të mirëpritur turistët dhe niveli i mirë i gjuhës angleze. Për të hartuar këtë renditje u mor në konsideratë edhe përvoja e 15 mijë gazetarëve të udhëtimeve, shkruan ‘monitor’.

Sipas gazetarëve dhe ekspertëve nuk është çudi që Singapori është në vendin e parë, pasi është një qytet i mrekullueshëm, ku shumica e dinë gjuhën angleze, por ofron edhe shumë shërbime tjera, përcjell albinfo.ch.

Në vendin e dytë është Stokholmi, duke vazhduar me Helsinkin, San Franciskon, Roterdamin, Lisbonën, Tokion, Oslon, Cyrihun dhe Orlandon.

Në vendin e 11-të është Hamburgu, Gjeneva është në vendin e 17-të, në vendin e 19-të Berlini, në vendin e 24-t Shtutgarti, kurse Berna është në vendin e 27-të.